Sulmohet fizikisht ekipi i ‘Nacionales’ në protestën kundër ‘DokuFestit’ në Prizren
11 gusht 2023
| 14:46
Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj “DokuFestit”.
E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së “Dokufestit”. Ekipi i “Nacionales”, që ishte prezent për të përcjellë këtë protestë, është sulmuar fizikisht.
Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Krasniqi ka informuar redaksinë e “Nacionales” se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i këtij mediumi.
Aktualisht ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.