Sulmohet fizikisht kryeshefi i KRU “Gjakova”
01 qershor 2023
| 12:04
Të mërkurën është sukmuar fizikisht Hasan Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KRU “Gjakova” – ish KRU “Radoniqi”. Sipas informacioneve të para bëhet e dituar se sulmuesi është fqinji i tij.
Poashtu bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur jashtë orarit të punës.
“Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një sulm fizik ndaj kryeshefit ekzekutiv të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”.”, thuhet në njoftim.
Televizioni Syri nga burime e saja jo zyrtarisht mëson se i njejti është sulmuar jashtë orarit zyrtar nga një komshi i tij në qytetin e Gjakovës.
Hasan Krasniqi kohë më parë ka qenë asambleist në komunën e Gjakovës, ndërsa nga ky vit kryen detyren e kryeshefit ekzekutiv në KRU “Gjakova”.