Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri
26 tetor 2024
| 10:52
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar.
Me urdher të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Rugova për Periskopin.