Sulmohet fizikisht një doktor në spitalin e Pejës dhe kanosen dy zyrtarë policorë
07 tetor 2020
| 12:25
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një doktor në Spitalin e Pejës si dhe ka kanosuar dy zyrtarë policorë.
Nuk dihet se cili ishte motivi i ngjarjes, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim të alkoolit në Spitalin e Pejës ka sulmuar doktorin-viktimën mashkull kosovar dhe ka kanosur dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.