Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit
07 tetor 2018
| 00:02
Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar të shtunën fizikisht nga disa persona të dyshuar para banesës së tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.
Bylbyl Sokoli ka thënë për mediat se është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.
Të shtunën, skuadra e Sokolit u mposht 2-1 nga Prishtina në sekondat e fundit të takimit derbi të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Sokoli aktualisht është trajner i ekipit të futbollit “Llapi”.