Sulmohet komisariati i policisë, 40 persona dëmtojnë makinat

12 tetor 2020 | 08:11

Mbi 40 persona të paidentifikuar, të armatosur me shufra metalike dhe duke përdorur fishekzjarr si predha, u përpoqën ta sulmonin komisariatin e policisë së Champigny-sur-Marne Paris. Sipas mediave vendase, ngjarja u regjistrua në periferi të Parisit mbrëmjen e djeshme. “Sulm i dhunshëm natën e kaluar në komisariatin e policisë të Champigny me fishekzjarr dhe predha të ndryshme. Asnjë oficer policie nuk u lëndua”, tha policia e Parisit në “Twitter” të dielën.

Policia postoi një video që tregon një breshëri fishekzjarrësh në drejtim të stacionit të policisë në Champigny-sur-Marne, rreth 15 km në juglindje të qendrës së Parisit. Autorët e sulmit u përpoqën të hynin me forcë në komisariat, por nuk arritën ta bënin një gjë të tillë.

Askush nuk u arrestua, por pati thyerje xhamash dhe makina të dëmtuara. Motivi i sulmit, i treti në këtë stacion policie në dy vjet mbetet ende i paqartë.

“Askush nuk e respekton më policinë”

Ky sulm vjen pas atij të mërkurën në mbrëmje, ku dy oficerë civilë të policisë mbetën të plagosur nga plumbat në Herblay (Val-d’Oise), ndërsa ishin në një mision. Sindikata Policisë denoncoi menjëherë këtë klimë dhune, përmes delegatit të saj të përgjithshëm, Frédéric Lagache, i cili tha: “Është koha që qeveria të shfrytëzojë dhunën e kryer ndaj policisë (…) Askush nuk e respekton policinë dhe qeveria për fat të keq nuk ka arritur ta përmbysë këtë trend. Çfarë duhet që qeveria të angazhohet për të mbrojtur agjencitë e saj të zbatimit të ligjit?”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku pritet…