Sulmohet kompania shtetërore e naftës në Tripoli
Raportet e medieve në Libi ka thënë se persona të maskuar kanë sulmuar selinë e kompanisë shtetërore të naftës.
Re tymi janë parë pranë zyrave të Korporatës Kombëtare të Naftës në Tripoli, ndërsa zyrtarët e sigurisë besojnë se militantët qëndrojnë prapa sulmit.
Faqja e internetit Observatori Libian raportoi se disa persona të armatosur u përleshën me oficerë të sigurisë përpara se të sulmonin ndërtesën, ndërsa Televizioni Alaan raportoi se disa sulmues të grupit Shteti Islamik shpërthyen eksplozivë.
Përleshjet mes grupeve të armatosura rivale kanë shpërthyer ditë më parë në Tripoli, edhe pse në qytet ka pasur sulme të herëpashershme nga militantët.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm vdekjeprurës në zyrat e Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve në muajin maj.
Një qeveri e mbështetur nga Kombet e Bashkuara është në pushtet në Tripoli, por milicitë kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit të vendit.