Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë
26 shkurt 2018
| 11:30
Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Francë, me ç’rast është vjedhur flamuri i republikës dhe është shkatërruar stema e shtetit.
Lajmin e ka bërë me dije konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Edon Cana.
Ai ka thënë se autoritetet franceze janë marrë me këtë çështje dhe shumë shpejt sulmuesit do të gjenden.
“Gjatë vikendit është sulmuar Konsullata e Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur flamuri i Republikës si dhe është shkatërruar stema e shtetit. Simbolet e shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë! Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se pas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjenden”, ka shkruar Cana në llogarinë e vet në “Facebook”.