Sulmohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Ukrainë (Video)
07 mars 2022
| 15:53
Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.
Kjo konsullatë në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Lajmin për sulmin ndaj saj, e ka konfirmuar vet konsullata përmes në postimi në rrjetin social, Facebook.
“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u granatua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, është thënë në njoftimin e kësaj konsullate.