Sulmohet kryetari i FFK-së, Agim Ademi

19 tetor 2021 | 13:32

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është sulmuar fizikisht.

Sulmi ka ndodhur në “Parkun e Gërmisë” rreth orës 11:00.

Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se Ademi ka pësuar lëndime trupore. Ajo bëri të ditur se policia është duke e hetuar rastin.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Faik Ramadani shpallë të pavlefshme ID CARD me nr:…