Sulmohet llogaria e ministres Haradinaj-Stublla në “Facebook”
12 nëntor 2020
| 22:44
Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasditen e sotme, i është sulmuar llogaria e saj në “Facebook”.
“Ky sulm kibernetik ndaj llogarisë së saj vjen pas reagimit që kishte sot ndaj deklaratave tendencioze të Aleksandër Vuçiqit, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak”, ka njoftuar MPJD.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon mirëkuptimin e opinionit publik deri në rikthimin e llogarisë.