Sulmohet makina e Fatos Lubonjës

06 janar 2020 | 17:50

Është sulmuar për herë të dytë makina e analistit Fatos Lubonja. Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të Vitit të Ri, ndërkohë që Lubonja e ka bërë denoncimin në polici më 2 janar.

Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa makina në momentin e sulmit ka qenë e parkuar pranë banesës së analistit.

Ky është rasti i dytë kur makina e Fatos Lubonjës dëmtohet me sende të forta, pas ngjarjes së ndodhur më 1 korrik të 2019-ës. Policia deklaroi për rastin e parë se personi që kishte sulmuar makinën kishte probleme mendore.

Ndërkohë, ka reaguar për ngjarjen edhe demokrati Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-kryetar i Komisionit Parlamentar të Medies. Për Pollon, rrethanat inkurajuese për këto agresione krijohen nga agresioni verbal i qeverisë së Edi Ramës kundër çdo kritiku. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I vendosur në një ndërtesë shumë historike në qendër të…