Sulmohet me breshëri plumbash një shtëpi në Stanoc të Vushtrrisë

12 prill 2025 | 10:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrethinën e Vushtrrisë, pasi një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një shtëpie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë rreth orës 16:30.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar me armë zjarri kishte shtënë në drejtim të shtëpisë së tij”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja, përderisa i dyshuari gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën luhet ndeshja më e mirë në Ligën Kombëtare…