![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/2AAFAE15-B513-4E88-83CB-3EEE6E65501C.jpeg)
Sulmohet me gurë në Serbi sutobusi me mërgimtarë shqiptar që po shkonte në Gjermani
07 janar 2023
| 23:32
Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar sot në Serbi.
Sulmi ka ndodhur para se autobusi të hynte në aksin e autostradës Nish-Beograd.
Raportohet se nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, fatmirësisht.
Ndërkohë, janë siguruar edhe fotografi nga autobusi që u sulmua me gur, ku shihet se xhami i përparëm i autobusit është dëmtuar nga banditët e ketyre zonava.