Sulmohet me gurë treni Prishtinë – Pejë

05 nëntor 2024 | 11:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona ka gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë.

Për pasojë e këtij sulmi është thyer një xham.

Kjo nuk është hera e parë pasi para disa ditëve kanë ndodhur edhe disa incidente të tilla për të cilat ka reaguar edhe “TrainKos”.

“Dëmtim prone Fushë-Kosovë / 03.11.2024 – 16:45. Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e katërt e "fazës së ligës" në Ligë të…