Sulmohet në shtëpinë e tij në Sudan ambasadori i BE-së
17 prill 2023
| 23:44
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan u sulmua sot brenda rezidencës së tij, tha në një postim në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve diplomatike dhe personelit është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.
Borrell nuk dha detaje të mëtejshme mbi incidentin.
Nga Uashingtoni, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha sonte se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani.
Megjithatë, ai u bëri thirrje amerikanëve që të monitorojnë situatën e rrjedhshme në atë vend me seriozitetin më të madh.