“Sulmohet” nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr arm*n pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

09 mars 2025 | 23:00

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki, u përfshi në një incident të tensionuar me disa individë, të cilët e sfiduan fizikisht gjatë një momenti të qetë në një kafe.

Sipas dëshmive, tre persona i janë afruar papritur Zebërvokit dhe i kanë kërkuar llogari për komentet që ai kishte bërë ndaj Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ata ishin veshur me bluza në mbështetje të Gjestit dhe kërkuan përballje fizike me të.

Gjatë këtij konfrontimi, Zebërvoki ka nxjerrë një armë dhe i ka kërkuar atyre të ndalonin.

“Mos të preki njeri me dorë. Stop! Stop!” – ka thënë ai për të ndaluar përleshjen.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Elon Musk, janë…