![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/pakistan-1.jpg)
Sulmohet një ekip i vaksinimit në Pakistan
Një polic është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në Pakistan, nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë që kishte në shënjestër një automjet policie.
Vetura e policisë po shoqëronte punonjësit e shëndetësorë, të cilët ishin pjesë e një fushate vaksinimi në rajon kundër sëmundjes së poliomelitit.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në Kolaçi, një qytet që kufizohet me Afganistanin, por talibanët kryejnë sulme të rregullta kundër punonjësve që bëjnë vaksinimin, duke pretenduar se fushatat e tyre janë një komplot perëndimor për të sterilizuar fëmijët.
Forcat e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesve, ka thënë zyrtari i policisë Wahid Khan.
Sulmi ka ndodhur pasi Pakistani, më 17 shkurt, nisi një fushatë tre-ditore të vaksinimit në shkallë vendi kundër sëmundjes së poliomelitit.
Pakistani, Afganistani dhe Nigeria janë tre vendet e vetme në botë ku poliomieliti është akoma endemik.