Sulmohet një ekipi i ‘ATV’-së në Zveçan

13 qershor 2023 | 15:43

Ekipi i televizionit  “ATV” është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, ka bërë me dije Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të “ATV”-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët janë të frustruar pas arrestimit të Milun Milenkoviq nga…