Sulmohet një kishë në Burkina Faso, gjashtë të vrarë
Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një kishë në veri të Burkina Fasos duke vrarë gjashtë njerëz, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendit.
Raportohet se sulmuesit arritën në kishë me motoçikleta dhe vranë pastorin, dy nga djemtë e tij si dhe tre persona tjerë.
Ky është sulmi i parë në një kishë që nga shpërthimi i dhunës xhihadiste në këtë vend të Afrikës Perëndimore në vitin 2016.
Që nga ajo kohë, në këtë vend, janë aktivë luftëtarët e lidhur me grupet militante Al-Kaida dhe Shteti Islamik.
Numri i persona që kanë marrë pjesë në sulmin e së dielës ende nuk është bërë i ditur.
Grupet islamike janë fajësuar për një numër të sulmeve në Burkina Faso gjatë viteve të fundit, raporton “BBC”.
Të premten, pesë mësues janë vrarë në një incident për të cilin u fajësuan grupet xhihadiste.