Sulmohet një person në QKUK, kërkon trajtim mjekësor
18 tetor 2023
| 08:45
Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20, në QKUK-Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.