![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/11/arrestim-1.jpg)
Sulmohet një polic nga një i arrestuar në Pejë, pëson lëndime të rënda trupore
Policia ka arrestuar sot në Pejë të dyshuarin me inicialet A.A. Pas arrestimit, i njëjti ka tentuar të largohet dhe i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë ka sulmuar një zyrtar policor.
Polici siç bëhet e ditur ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Pas arrestimit, i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy 2 persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor, i cili më pas ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejë dhe sipas mjekut, kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor, ndёrsa dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”, bëjnë të ditur nga policia”, bëjnë të ditur nga policia.
Tre tё dyshuarit pas intervistimit janё dërguar nё mbajtje pёr 48-orё.