Sulmohet një shqiptar në veri të Mitrovicës

05 mars 2018 | 21:27

Sonte në mbrëmje është rrahur një shqiptar në veri të Mitrovicës, gjegjësisht në sheshin “Mbreti Petar”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se rasti është raportuar në polici në ora 18:20. Ai deklaroi se viktima është një djalë i moshës së mitur dhe është sulmuar nga një grup i të rinjve serbë, deri sa ishte duke shëtitur me një shok të tij. “Viktima ka qenë duke shëtitur me një shok të tij, kur një grup i serbëve e ka sulmuar fizikisht. I njëjti është dërguar në jug të Mitrovicës për trajtim shëndetësor. Ai ka një prerje në pjesën e mbibërrylit”, ka thënë Hoti. Sipas raportit mjekësor, lëndimi është i natyrës së lehtë, kurse viktima në prezencën e prindërve ka raportuar për rastin në Polici të Kosovës. Ai pohoi se njësitë policore janë urdhëruar për të identifikuar sulmuesit./Kp

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Admir Mehmedi nuk i mjaftoi Wolfsburgut në duel me ish-skuadrën…