Sulmohet një teknik i Klinikës së Radiologjisë në vendin e punës

28 tetor 2020 | 14:59

Është sulmuar tekniku B.R në vendin e tij të punës, në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, raporton “Epoka e re”.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë e ka dënuar  ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjisë, duke kërkuar nga institucionet e ndjekjes që të marrin masa ndaj atyre që çojnë dorë në stafin mjekësor.

Në faqen e tyre në “Facebook”, OIK-ja ka kërkuar që të krijohet një ambient i sigurt pune për personelin shëndetësor.

 

Reagimi i plotë:

OIK dënon ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjisë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë dënon ashpër sulmin ndaj teknikut të radiologjisë B.R., që ka ndodhur në vendin e tij të punës, në Klinikën e  Radiologjisë në QKUK.

Në këtë kohë pandemie kur infermierët po rrezikojnë shëndetin e tyre për të qenë në ndihmë të pacientëve, çfarëdo sulmi ndaj tyre është i pa pranueshëm.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, kërkon nga institucionet e ndjekjes që të marrin masa ndaj atyre që çojnë dorë në stafin mjekësor.

Po ashtu, OIK kërkon që të krijohet një ambient i sigurt pune për personelin shëndetësor, jo vetëm në QKUK por në gjitha institucionet shëndetësore në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Arsenalit, Alexander Hleb, ka thënë se ka gabuar…