Sulmohet Njësiti për Përcjelljen e të Burgosurve
22 qershor 2020
| 15:20
Sot, rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë, e cila po barte të burgosurin, D.T.
“Stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura e NJPB-së ka pësuar disa dëmtime. Për Informata të tjera do të njoftoheni me kohë!”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.