Sulmohet prokurori Ramiz Bushala, i dyshuari ndalohet për 48 orë

20 shkurt 2025 | 12:36

Është sulmuar prokurori i Pejës, Ramiz Buzhala.

Lajmi është bërë me dije nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSh) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare”.

“Gjithashtu, KPK dhe ZKPSh, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë”, ka njoftuar KPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka arritur thuajse…