Sulmohet prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut

03 tetor 2024 | 10:28

Një objekt banimi, në ndërtim e sipër, pronë e ish-kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq, është sulmuar pas mesnatës.

Kështu tha kreu aktual i kësaj komune, Izmir Zeqiri, i cili e dënoi shpërthimin që ndodhi pak pas mesnatës.

Zeqiri i tha Radios Evropa e Lirë se dyshon se sulmi ndaj objektit të Vulloviqit ndodhi pasi ai ishte takuar me të në një kafene në Zubin Potok disa ditë më parë.

“Ka qenë shumë takim shoqëror, takim i rastit. Kemi pirë nga një kafe, kemi biseduar si ish-kryetar që ka qenë. Kemi biseduar natyrisht edhe për interesin qytetar”, tha Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i…