Sulmohet resorti meksikan, shtatë të vdekur
16 prill 2023
| 09:07
Persona të armatosur kanë vrarë të shtunën një fëmijë dhe gjashtë persona të tjerë pasi kanë sulmuar një vendpushim në shtetin qendror meksikan të Guanajuatos, thanë autoritetet, në një rajon gjithnjë e më të rrënuar nga dhuna e kartelit të drogës.
Sulmi ndodhi në një vendpushim të mbushur me palma në qytetin e vogël Cortazar, rreth 65 kilometra në jug të qytetit Guanajuato, raporton Reuters.
Nuk ishte e qartë se kush ishte prapa të shtënave që vranë shtatëvjeçarin, tre burra dhe tri gra, tha Departamenti i Sigurisë Lokale i Cortazar.
Një person ka mbetur i plagosur rëndë në resortin La Palma.