Sulmohet sërish gruaja rome, reagon zëvendëskryeministri Hoxhaj

31 maj 2019 | 15:50

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj thotë se është i trishtuar nga sulmi i dyfishtë e qyqar ndaj gruas së komunitetit rom të vendit tonë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova është shtet multi-etnik.

“Është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe sulme të tilla janë të patolerueshme. Prandaj u bëj thirrje organeve të drejtësisë që fajtorët të përballen me ligjin dhe zonjës t’i ofrohet ndihma e nevojshme”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi dominoi dhe në këtë sezon Serie A, duke mos…