Sulmoi fizikisht dy persona dhe ia vuri zjarrin një dhome, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Miradi të Epërme në Fushë-Kosovë.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona dhe i ka kanosur me armë zjarri.
Po ashtu, pasi ka hedhur derivate, i ka vënë zjarrin njërës dhomë.
“Miradi e Epërme- Fushë Kosovë, 25.11.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një marrëveshje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar/e, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërës nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”