
Sulmoi me mjet të mprehtë gruan, arrestohet i dyshuari nga Podujeva
28 prill 2025
| 08:53
Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje.
Ai dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë gruan.
Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.