
Sulmoi një dre, policia arreston qenin
18 prill 2018
| 11:11
Një imazh qesharak i një qeni të vendosur pas hekurave të një makine policie është bërë viral në internet.
Qeni është arrestuar pasi sulmoi një dre. Pronarja e qenit Emme Thompson ka postuar në rrjetin social në “Twitter” një fotografi të qenit pasi u kap nga policia.
21-vjeçarja shkruan se dikush ka lajmëruar policinë pasi Finn u largua nga shtëpia dhe sulmoi drerin. Pamja virale është shpërndarë më shumë se 180 000 herë në rrjetet sociale.