Sulmojnë dhe kanosin zyrtarin policor, arrestohen dy persona në Drenas

08 gusht 2024 | 16:03

Dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30 në rrugën “Xhevë & Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Kanosje”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë plagosur sot nga të shtënat me armë…