Sulmuesi gjerman kërkohet nga Liverpooli dhe Bayerni
22 maj 2019
| 16:45
Liverpooli dhe Bayern Munchen janë në garë për sulmuesin gjerman, Max Kruse. Këtij të fundit në muajin tjetër i skadon kontrata me Werder Bremen dhe është i vendosur të largohet nga ky klub.
“Sport 1.de” raporton se Liverpooli dhe Bayerni po shtyhen për sulmuesin që në rast të transferimit do ta merrnin me parametra zero.
31-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar 11 gola, kurse në të kaluarën ka luajtur edhe për FC St. Pauli, SC Freiburg, Borussia Mönchengladbach dhe VfL Wolfsburg.
/Epoka e re/