Sulmuesi i Dritës: Këto skuadra janë në garë për titull

22 dhjetor 2020 | 20:08

Nëntë pikë është dallimi në mes tri skuadrave të para në Superligë, Dritës, Ballkanit dhe Prishtinës, por sulmuesi Kastriot Rexha e sheh në garën për titull edhe skuadrën e Gjilanit që ka dymbëdhjetë pikë më pak se skuadra e parë.

“Përveç nesh, Ballkanit dhe Prishtinës, nuk bën të mos e përfshijmë në garën për titull edhe Gjilanin. Është fakt se ky klub ka pasur disa kriza, por me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli është rikthyer optimizmi për rezultate më pozitive. Dëshmoi edhe ndeshja ndaj Ballkanit. Në pranverë do të ketë ndeshje edhe më të forta dhe gara për titull do të jetë shumë interesante”, ka thënë Rexha për “Epokën e re”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar procedurat…