
Sulmuesi i Kosovës i humb ndjenjat në fushë, dërgohet në spital
24 tetor 2021
| 16:52
Sulmuesi kosovar Astrit Selmani është dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në një ndeshje te ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds të dielën.
Ylli i Kombëtares së Kosovës Selmani ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pas një goditjeje që e mori me bërryl nga kundërshtari, raporton Gazeta Express.
Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kethye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital, njofton klubi i tij.
Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator – do t‘iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në spital.