Sulmuesi i kuqezi infektohet me Covid-19
20 tetor 2020
| 08:44
Myrto Uzuni humb supersfidën e “Camp Nou” përballë Barcelonës për shkak të Covid-19.
Siç raporton klubi hungarez i Ferencvaros, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rezultuar pozitiv në testin e fundit, raporton Ora News.
Për këtë arsye ai nuk ka fluturar me skuadrën drejt Barcelonës, duke humbur një mundësi të artë për të treguar veten në një prej “teatrove” të futbollit ndërkombëtar.
Barcelona-Ferencvaros, e vlefshme për Grupin G të Champions League, luhet nesër në ora 21:00.
Ndërkohë, Uzuni ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.