Sulmuesi i Liverpoolit rrahet me tifozë pas ndeshjes Uruguai – Kolumbi

11 korrik 2024 | 08:12

Kombëtarja e Kolumbisë ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Uruguait në ndeshjen gjysmëfinale të Copa America.

Kjo fitore e kolumbianëve ka trazuar shumë tifozët dhe lojtarët e skuadrës së Uruguait që u përfshinë në një incident.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lerma në minutën e 39-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez shkoi në tribuna për t’i takuar familjarët e tij, por që kjo përfundoi keq, pas ofendimeve që pranoi nga tifozët kundërshtar.

Nunez filloi përleshjen me grushte me disa tifozë kolumbian, ku lojtarët e tjerë vrapuan për ta ndaluar atë.

Shikoni momentin në video:

VIDEO

Kujtojmë se Kolumbia pas një kohe të gjatë siguron finalen e Copa America dhe më 15 korrik luajnë ndaj Argjentinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bosnjë-Hercegovina sot shënon 29-vjetorin e Gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë.…