Sulmuesi i njohur ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare

07 shkurt 2021 | 09:50

Sulmuesi i Godoy Cruz, Santiago Garcia ka vdekur në moshën 30-vjeç.

Uruguaiani – i cili ishte mbiquajtur ‘Morro’ – u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Mendoza, siç raportohet së pari nga TyC Sports .

Media argjentinase shton se askush nuk kishte qenë në gjendje të binte në kontakt me Garcian për disa ditë megjithëse lojtari ishte i lidhur me një transferim në Velez Sarsfield, Estudiantes dhe Gimnasia

Rrethanat nuk besohet të jenë të dyshimta, ndërsa lojtari thuhet se po trajtohej për depresion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në…