![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/dias.jpg)
Sulmuesi i Realit rezulton pozitiv me Covid-19
28 korrik 2020
| 17:50
Real Madridi ka konfirmuar se Mariano Diaz ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe se tashmë është izoluar në shtëpinë e vet.
Klubi spanjoll me anë të faqes zyrtare njoftoi: “Pas testimit për COVID-19, ne u njoftuam se futbollisti ynë, MarianoDiaz, ka rezultuar pozitiv. Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e vet”.
Më tej, mediat spanjolle kanë bërë me dije se ai nuk ka stërvitur të martën me bashkëlojtarët e tij. Gjithashtu, është konfirmuar se ai nuk ka pasur kontakt me futbollistët e tjerë nga java e kaluar.