Sulmuesi i skuadrës angleze bëhet gaz i botës (video)
25 shtator 2019
| 12:43
Një ekzekutim i dobët i penalltisë në sfidën e djeshme mes Colchester United dhe Tottenhemit është duke bërë xhiron e internetit. Skuadra modeste që militon në kategorinë e katërt angleze, arriti të eliminonte “gjelat e Londrës” nga Carabao Cup, duke i fituar me 11-metërsha, 4-3.
Sulmuesi i skuadrës vendase, Jevani Braun, tentoi t’i shënonte portierit të Tottenhemit në stilin “alla Panenka” kur rezultati ishte 2-2, por goditja e tij ishte aq e dobët sa që portieri Paulo Gazaniga mund të çohej dhe ta grushtonte me lehtësi topin.
Për fat të mirë të vendasve, ky 11-metërsh, nuk vendosi në fatet e ndeshjes, pasi Colchester United arriti të kualifikohej, duke tronditur skuadrën e Pochetinos.
https://twitter.com/i/status/1176598839144472577