Sulmuesi i Trumpit përdori pushkën e babait, u dëgjuan 100 dëshmitarë
Pushka që u përdor në tentativën për vrasjen e Donald TRUMP i përket babait të sulmuesit, raporton CBS nga një burim i FBI-së.
Hetimi i deritanishëm ka treguar se pushka e përdorur nga sulmuesi Thomas Matthew Crooks ishte blerë legalisht dhe FBI zbuloi se ajo i përkiste babait të tij.
Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar akses në telefonin e personit që ka qëlluar dhe po kryejnë një intervistë gjithëpërfshirëse të dëshmitarëve. 100 janë marrë në pyetje deri më tani, dhe inspektorët ende nuk kanë mundur t’ia atribuojnë sulmin ideologjisë apo të gjejnë prova për motivin e të shtënave.
Ata shtuan se një shqyrtim paraprak i thirrjeve dhe mesazheve të fundit të sulmuesit nuk hodhi dritë mbi motivin e tij ose nëse individë të tjerë mund të kenë ditur më parë për planet e tij. Sipas të gjitha informacioneve të deritanishme, sulmuesi ka vepruar i vetëm.