Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë
Brenton Tarrant, i vetëdeklaruar supremacist i bardhë, që akuzohej për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristchurch, Zelandë e Re, më 15 mars 2019, do të mbahet në burg përjetësisht.
29-vjeçari në gjykimin e tij e pranoi fajin.
Gjykatësi tha se australiani Tarrant bëri veprime “çnjerëzore” dhe nuk kishte treguar aspak “mëshirë”.
Sulmi në Zelandën e Re pati tronditur botën.
“Krimet tuaja ishin aq të këqija sa qe edhe nëse dënoheni derisa të vdisni, kjo s’do t’i shterojë kërkesat për dënimin tënd”, tha gjykatësi Cameron Mander.
Ky mbetet rasti i parë me dënim të përjetshëm pasi Zelanda e Re nuk ka dënim të përjetshëm në sistemin e saj të drejtësisë.
Sulmet në Kristchurch janë përshkruar si të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.