Sulmuesi serb theu urdhrin e karantinimit, dënohet me paraburgim
05 prill 2020
| 16:09
Futbollisti serb, Alesandar Prijoviq është dënuar me 3 muaj paraburgim, të cilën do ta shlyejë në shtëpi, për shkak se theu urdhrin e karantinimit të detyruar në kohën e pandemisë së Covid-19.
Sulmuesi 29-vjeçar, i cili aktualisht luan për klubin Al-Ittihad në Arabinë Saudite ka pranuar fajësinë. Policia arrestoi Prijoviqin dhe 19 persona të tjerë pasi ishin mbledhur në hollin e një hoteli në Beograd ditën e premte.
Ai është futbollisti i dytë serb që shkeli rregullat për qëndrimin në shtëpi pas sulmuesit të Realit, Luka Joviq, i cili gjithashtu nuk zbatoi dekretin e urgjencës, teksa festoi ditëlindjen e së dashurës në një bar në Beograd. Ata që shkelin masat kufizuese në Serbi, rrezikojnë deri në 3 vite burg.