![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/petkovic.jpg)
Sulmuesi shkon për të gjuajtur penalltinë dhe ndëshkohet me karton të kuq (video)
17 dhjetor 2021
| 16:31
Një rast i çuditshëm ka ndodhur së fundmi në futbollin e Kroacisë. Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkoviq, pa ti tregohej kartoni i kuq në fytyrë, pasi ekzekutoi jo në mënyrë të rregullt një 11-metërsh, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Istra 1961.
Petkoviq iu dha shansi i artë për të vulosur fitoren nga pika e bardhë. Sulmuesi e ekzekutoi në një mënyrë të çuditshme duke u ndalur disa herë (në ecje) dhe më pas duke e dërguar në rrjetë. Për gjyqtarin ishte një ekzekutim i palejuar, duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Gjithsesi për Petkoviq ky do të jetë një mësim, që në të ardhmen të bëjë më shumë kujdes në ekzekutimin e 11-metërshave.