Sulmuesi spanjoll dënohet me katër vjet burg për abuzim seksual
Gjykata e Almerias dënoi sulmuesin e Celta Vigos, Santi Mina, me katër vite burg për abuzim seksual me një femër më 18 qershor 2017, ku ndodheshin me pushime.
Lojtari i Celtas u lirua nga akuzat e dhunës seksuale, për të cilin prokurori kishte kërkuar masën e sigurisë për tetë vite burg dhe u dënua me katër vite burg për abuzim seksual.
26-vjeçarit spanjoll i është dhënë edhe masa e ndalimit prej 500 metrash ndaj viktimës për 12 vite radhazi dhe pagesa e dëmshpërblimit prej 50.000 eurosh.
Santi Mina aktualisht gjatë këtij sezoni me Celta Vigon në La Liga është aktivizuar gjithsej në 33 ndeshje nga ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e tij të skuadrës. Përveç Celta Vigos, sulmuesi spanjoll ka mbajtur veshur edhe fanellën e Valencias.