Suma: Në Han të Elezit 10 persona janë vetizoluar
19 mars 2020
| 12:13
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka deklaruar se kjo komunë nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.
Ai ka thënë në këtë komunë dhjetë persona janë vetizoluar, të kanë hyrë në Kosovë nga shtete të ndryshme të Evropës.
“Në komunën tonë janë 8 persona që kanë ardhur nga Italia, një nga Zvicra dhe një nga Hungaria, por të cilët pas kontrollit në pika kufitare nuk kanë shenja të koronavirusit, dhe tashmë janë në izolim. Ata janë në vetizolim dhe. po monitorohen nga policia dhe mjekët nëse po i përmbahen vetizolimit”, ka deklaruar Suma për Ekonomia Online.