Suma priti në takim lamtumirës ushtarët polakë të KFOR-it
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka pritur në takim lamtumirës pjesëtarë të LMT-së në kuadër të kontingjentit polak të KFOR-it, të cilët do ta përfundojnë shërbimin në Kosovës.
“Kryetari i komunës Rufki Suma ka pritur në takim lamtumirës z. Damian Kedlior dhe Radostan Bejgier pjesëtarë të LMT-së në kuadër të kontingjentit Polak të KFOR-it në të cilët sipas rotacionit standard përfundojnë shërbimin e tyre në Kosovë”, ka njoftuar Komuna e Hanit të Elezit. Sipas këtij njoftimi, mysafirët kanë falënderuar kryetarin Suma dhe nënkryetarin Mallzum Qajani për bashkëpunimin me njësinë e LMT-së në kuadër të kontingjentit polak të KFOR-it, duke uruar që kjo frymë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe pjesëtarët e ardhshëm që do të shërbejnë në Kosovë.
/Epoka e re/