Sumy dhe Mariupol ‘në prag të katastrofës humanitare’

06 mars 2022 | 08:43

Situata në rajonin e Sumy dhe në qytetin e Mariupol është “në prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për kanalin televiziv “Ukraina-24” të dielën në mëngjes.

Aktualisht nuk ka furnizim me energji elektrike dhe me ujw nw qytetet Akhtyrka dhe Trostyanets në rajonin verior të Sumy, ka thënë këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ai shtoi se nata e së shtunës ka kaluar “relativisht e qetë”.

Megjithatë, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Eduard Basurin, një zyrtar në Donetsk të drejtuar nga rebelët, të ketë thënë se korridori humanitar mund të rihapet sërish të dielën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kryvyi Rih të Ukrainës ukrainasit janë strehuar në tunelin…