Super e Marta III
Shkruan: Bujar Berisha
E treta, e vërteta. Joseph Biden fitoi bindshëm edhe raundin e tretë ,kundër senatorit Bernie Sanders nga shteti Vermont, i cili publikisht përkrah socializmin.Kësaj radhe u votua në Floridë, Illinois dhe Arizona.Për shkak të koronavirusit, guvernatori i shtetit tërëndësishëm të Ohios, anuloi garën dhe caktoi datën 2 qershor.
Tashmë Bideni ka akumuluar mbi 300 delegatë mëshumë sesa Sandersi, i cili gjasat që të fitojë i ka vetëm në rrafshin teorik. Sandersi në garat e ardhshme duhetta mundë Bidenin në çdo shtet me mbi 60% të votave në mënyrë që të bëhet kandidat. E pamundur?– jo, e paarritshme? -po. Në debatin e së dielës Bideni ishte nëelementin e tij më të mirë. Ai thjesht shkëlqeu. E përdori gjithë përvojën e tij të gjatë politike, kundër kundërshtarit të tij dhe mori aprovimin e votuesve demokratë. Sandersi në debat mbeti në vorbullën e dogmave socialiste dhe humbi segmente të reja votuesish, siç është klasa punëtore e bardhë. Njësegment i rëndësishëm i Partisë Demokratike të cilët nëzgjedhjet e kaluara ishin radhitur prapa Sandersit.
Bideni e demoloi kundërshtarin e tij në shtetin e rëndësishëm të Floridas. Ai e mundi Sandersin në“shtetin e shkëlqimit të diellit” me afro 40 pikëdiferencë. Për çudi kësaj radhe në Florida votuan mëshumë votues sesa në vitin 2016.
Një pjesë e mirë e ideve të Sandersit tashmë janëkooptuar në platformën e Partisë Demokratike. Mirëpo,ai nuk po tërhiqet nga gara. Sa më shpejt që të tërhiqet,gjasat e Bidenit rriten më shumë. Tashmë koronavirusika shkaktuar një cunami në ekonominë amerikane. Mbi 7 milionë punëtorë të sektorit të shërbimeve kanëmbetur pa punë. Qeveria është shumë afër që tëshpërndajë paketën në shumën prej $ 1 bilion në tëgjithë sektorin ekonomik. Mirëpo gjasat janë të mëdha që pas kësaj pakete të injektohen ndihma të tjera financiare. E kur ekonomia është në gjendje të keqe,gjasat e presidentit aktual që të rizgjidhet zvogëlohen.Andaj, tash për tash, fati i ish-nënkryetarit Biden,mikut të madh të shqiptarëve është duke i buzëqeshur në të gjitha frontet.